Ka për të gjithë…/ Presidenti Meta i jep dekoratën më të lartë ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’, një francezi. Kush është ai?

Me të ardhur nga vizita disa ditore në Kosovë, Presidenti Ilir Meta ka nisur nga puna e tij e “zakonshme”, dekorimi i figurave të njohura.

Kështu, këtë të shtunë me shi, Presidenti Ilir Meta, ka vlerësuar me dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, historianin dhe arkeologun e shquar francez, Profesor Pierre Cabanes.

Përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebook”, Presidenti Meta, thekson se, ky titull është vlerësim për punën e palodhur shkencore prej disa dekadash, që daton nga viti 1976.

Ja mesazhi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta në Facebook:

“????? Në prag të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, pata kënaqësinë të vlerësoj historianin dhe arkeologun e shquar francez, Profesor Pierre Cabanes, me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Nderimi i këtij miku të madh të kombit tonë është shprehje mirënjohje dhe vlerësimi për punën e palodhur shkencore prej disa dekadash, që daton nga viti 1976, për promovimin e historisë dhe kulturës së lashtë të Shqipërisë në nivel europian.

I jemi falenderues Profesor Cabanes edhe për pasurimin dhe nxitjen e marrëdhënieve të reja të bashkëpunimit shqiptaro-francez në fushën e arkeologjisë, duke kontribuar për zhvillimin cilësor të kësaj shkence në vendin tonë”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *