Ka qenë e lidhur me Kastro Zizon? Ajola Xoxa shuan heshtjen, tregon si qëndron e vërteta

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, i ka dhënë fund thashethemeve dashakeqe ku përflitej për një lidhje mes saj dhe këngëtarit Kastro Zizo. Me anë të një postimi në Instagram, Xoxa thotë se me Kastro Zizon kanë qenë në klasa paralele në gjimnaz, dhe e vetmja gjë që i bashkonte ishin olimpiadat e fizikës dhe muzika.

Ajo sqaron më tej se me Kastron jo vetëm që nuk kanë qenë kurrë të lidhur, por as nuk e kanë pëlqyer ndonjëherë njëri-tjetrin, dhe mes të dyve qëndron thjesht një respekt reciprok. “Videoklipi shumë i bukur. Po për Kastro Zizon do bësh videoklip? Meqë thon që e ke pas të dashur në gjimnaz”, i shkruan një ndjekëse në koment.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *