‘Ka qenë një familje për mua për shumë vite’, Donnarumma i jep lamtumirën Milanit

Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma pas festimeve për triumfin e ‘Wembley’, ka dhënë mesazhin e tij të lamtumirës për Milanin. Përmes një postimi të gjatë në Instagram, shoqëruar me një video me imazhet e tij në bluzën e kuqezinjve ai i uron Milanit sukseset më të mëdha.

“Disa zgjedhje janë të vështira, por ato janë pjesë e rritjes së një njeriu. Unë arrita në Milano kur isha pak më shumë se një fëmijë, për tetë vjet e mbajta këtë fanelë me krenari, ne luftuam, vuajtëm, fituam, qamë, u gëzuam, së bashku me shokët e mi të skuadrës, trajnerët e mi, të gjithë ata që kanë qenë dhe janë pjesë e klubit, së bashku me tifozët tanë që janë pjesë integrale e asaj.

Ka qenë një familje për mua për shumë vite, që kur kam debutuar 16 vjeç në Serie A. Unë kam jetuar vite të jashtëzakonshme që nuk do t’i harroj kurrë. Tani ka ardhur koha të them lamtumirë, një zgjedhje që nuk ishte e lehtë dhe sigurisht që një postim nuk mjafton për ta shpjeguar atë, ose ndoshta nuk mund të shpjegohet, sepse ndjenjat më të thella vështirë se mund të përkthehen në fjalë.

Ajo që mund të them është se ndonjëherë është e drejtë të zgjedhësh, të ndryshosh, të përballesh me sfida të ndryshme, të rritesh, të plotësosh njëri-tjetrin. Të gjithë kuqezinjtë që takova, nga dita e parë deri në ditën e fundit, do të mbeten gjithmonë në zemrën time, si një pjesë e rëndësishme, vërtet themelore, e rrugës jetësore që më bëri atë që jam.

I uroj Milanit të gjitha sukseset e mundshme dhe e bëj me zemrën time, për afeksionin që më lidh me këto ngjyra, një ndjenjë që distanca dhe koha nuk mund ta fshijnë,”- shkruan në lamturinë e tij Gigio Donnarumma.

Portieri Donnarumma tani do të fluturojë për në Paris, ku nënshkrimi i kontratës që do ta lidhë atë me Paris SG deri në vitin 2026. Njoftimi zyrtar i klubit francez mund të bëhet nesër.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *