Britney Spears ka një lidhje shumë të fortë me partnerin e saj, Sam Asghari, të cilit i ka dedikuar një postim në Instagram. Ajo ka ndarë në rrjete sociale një foto selfie me partnerin e saj dhe ka gjetur rastin për ta falenderuar pasi ai e ka mbështetur në vitet më të vështira të jetës.
“Ky idiot kaq i ëmbël jo vetëm që ka qenë pranë meje në vitet e mia më të vështira, po është edhe një kuzhinier shumë i mirë!”, shkruan Spears në dedikimin për Asghari.
Çifti janë njohur për herë të parë bashkë në xhirimet e këngës “Slumber Party” në 2016-tën dhe lidhja e tyre është forcuar akoma më shumë me kalimin e kohës pavarësisht ulje-ngritjeve për shkak të kujdestarisë së ashpër të Britney-t. Sam Asghari ka mbështetur shpeshherë publikisht këngëtaren gjatë vitit të shkuar, pasi New York Times publikoi dokumentrain “Framing Britney Spears”, i cili fliste për marrëdhënien e artistes me të atin, që ka qenë kujdestar i saj që nga vitit 2008.
“Është e rëndësishme për njerëzit që ta kuptojnë se unë kam zero respekt për dikë që përpiqet të kontrollojë lidhjen tonë dhe që na vendos pengesa në rrugën tonë. Sipas mendimit tim, Jamie është një t**p i vërtetë. Nuk dua të shkoj në detaje, sepse e kam respektuar gjithmonë privatësinë tonë, por në të njëjtën kohë unë nuk erdha në këtë vend për të mos shprehur mendimin dhe lirinë time”, u shpreh Asghari asokohe.
/Priza.al/