“Ka raportime për shit-blerje votash” Kim del me mesazhin e rëndësishëm

Ambasadorja e SHBA-së në vend Yuri Kim ka dhënë një mesazh të qartë lidhur me ‘fenomenin’ e shit-blerjes së votave.  Ajo tha se është në dijeni të këtyre raportimeve, duke kërkuar që të merren masa përkundrejt partive politike që akuzohen.

“Të gjithë që kanë të drejtë për të votuar, duhet të votojnë, kemi parë raportime për blerje dhe shitje votash dhe shpresojmë që autoritet do të bëjnë detyrën e tyre, nëse disa po thonë se po blen vota për një parti politike, ndaj kësaj partie politike duhen ndërmarrë veprime” – tha Kim.

Kjo deklaratë vjen pas arrestimit të koordinatorit të Partisë së Lirisë në Kuçovë Kristo Agalliu dhe vënies në hetim të qytetarit Agron Duro. Ky i fundit është filmuar teksa fliste në telefon me Agalliun dhe i kërkonte 15 mijë lekë për 4 vota.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *