Në një ekspozitë me fotografi u pasqyrua një pjesë e Shqipërisë ditën e sotme nga komuniteti afgan të vendosur në Shëngjin.
Në fokusin e tyre ishin kultura, mikpritja, jeta sociale kulturore me të cilën ata po mësohen çdo ditë e nga pak ta jetojnë. Aparati i tyre ishte i fokusuar në Tiranë dhe Lezhë në 2 nga vendet që ata kanë vizituar dhe na tregojnë më tepër se si e kanë parë Shqipërinë.
“Shqipëria është një vend me shumë ngjyra, me shumë njerëz të hareshëm. Gjëja që unë shoh në Shqipëri janë njerëzit që punojnë shumë dhe punojnë së bashku. Njerëzit në Shqipëri janë njerëz shumë të mirë.
Me këtë ekspozitë duam të tregojmë mirënjohjen tonë ndaj dhe mikpritjen që ata kanë treguar për ne sepse ishte vendi i parë që na priti pas situatës që ne kaluam.”
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy ditë me radhë për ata të cilët kanë interes të shohin Shqipërinë në syrin e afganëve.
/Burimi: TCH/