Ka vaksinuar 54% të popullsisë/ Nga sot në Izrael dilet pa maska në rrugë dhe ambientet publike  

Është një shtet për t’u marrë vërtetë shembull pasi di me zotësi të përballojë çdo vështirësi dhe të fitojë çdo luftë, cilido qoftë armiku, i dukshëm apo i padukshëm.

Po flasim për Izraelin që edhe pse një shtet jo i madh gjithsesi mbetet një supershtet. Autoritetet siç edhe kishin premtuar, nga dita e sotme do të lejojnë që qytetarët në Izrael, të lëvizin pa maska në ambiente të hapura.

Vendi ka nisur një shtrirje të suksesshme të aplikimit të vaksinave me 54% të popullsisë të vaksinuar tashmë.

Rreth 9,3 milion qytetarë kanë marrë të dy dozat e vaksinës “Pfizer/BioNTech”. Ndërkohë sipas autoriteteve, maska do të vijojë të mbahet në ambiente të mbyllura.

Shteti mesdhetar pritet që të hapë edhe sezonin turistik në vend, në një kohë që izraelitët janë të mirëpritur tashmë nga shumë shtete të Europës dhe botës për turizëm, pasi konsiderohen si një popullatë e sigurtë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *