‘Ka vendosur të vijojë me Barcelonën’?/ Mediat e huaja flasin për Lionel Messi: Ja ku do ta ketë të ardhmen…

Lajme të ndryshme vijnë për të ardhmen e Lionel Messit tek Barcelona. Më i fundit nga gazetari Achraf Ben Ayad i “beIN Sports” siguron se, Messi do të qëndrojë tek Barcelona.

Sipas kësaj medie prestigjioze në fushën e futbollit, kapiteni i Barcelonës ka vendosur të vijojë me katalanasit, për më gjatë duke lënë pas krisjet e mëparshme.

Një ndikim të fuqishëm tek ky vendim, mund ta ketë afrimi i mundshëm tek Barcelona i Sergio Kun Agueros, miku i ngushtë i Lionel Messit.

Gjithsesi të shumtë janë zërat që thonë se, Messi, e ka marrë prej kohësh vendimin për t’u larguar nga Barcelona.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *