Kabllo ku mbahej u këput dhe ra nga shtylla elektrike, humb jetën 23-vjeçari shqiptar

Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali. Sami Macakulli kishte hipur në një shtyllë tensioni për të bërë disa riparime, por ka rënë nga një lartësi prej rreth 50 metra.

Rënia në tokë ka qenë fatale për të riun shqiptar, i cili nuk ka arritur të mbijetojë.

Mësohet se 23-vjeçari mbahet me një kabllo të madhe në shtyllën e rrjetit elektrik. Por kabllo është këputur dhe i riu ka rënë në tokë.

Shqiptari ishte punësuar në kompaninë Coget Impianti të Corteno Golg.

Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, që i kushtoi jetën punëtorit shqiptar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *