Kadastra i bën gjëmën pronarit/ Toka ime kalon në tokën tënde, komshiu i falsifikon hartën  

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e Priza.al ka hapur një dosje skandali e falsifikimesh të dokumentacionit nga zyra e Kadastrës.

Agron Kërçeli është viktima që Kadastra e Korçës e ka zhytur në telashe të mëdha, ku rrezikon të humbasë gjysmën e banesës së tij për shkak të falsifikimeve të kryera në lidhje me tapitë e tokës dhe hartave.

Agroni është pronari i një banese dy katshe në fshatin Çipan të Devollit, me fqinj shtetasin Adriatik Kaçka. Ky i fundit me profesion polic në qytetin Durrës ka bërë kërkesë-padi se i ka vjedhur pronën z. Kërçeli, bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 198 m.

Kërkesë-padia nga ana e Kaçës është bërë me pretendimin se Agroni ka zaptuar sipërfaqen e tokës, kur në të vërtetë e gjithë e vërteta është krejt e kundërta.

Mbi këtë sipërfaqe toke janë kryer tre skica toke, duke zhvendosur edhe objektet aktuale që ndodhen në zonë.

Si ka nisur konflikti?

Adriatik Kaçka ka blerë një sipërfaqe toke prej 3768 m/2, në kufi me Agronin. Kjo tokë ka pronar të parë Hysen Orahanin i cili e ka përfituar me vendimin e KKKP-ish pronarëve me n.47 në datën 20.08.1997, ku më pas ia ka shitur shtetasit Gazment Beshi me një çmim prej 2.641.368 lekë më datën 22.05.2014.

Pas 6 muajsh më datë 21.11. 2014 kjo tokë shitet sërish, e cila është blerë nga Adriatik Kaçka me një skicë të re nga ish-pronari Gazment Beshi i cili ka qenë po ai i cili e ka bërë skicën nr 2, me një çmim prej 1.000.000 lekë.

Skica nr 2 e nxjerrë nga ish pronari, Gazmend Beshi
Skica nr 2 e nxjerrë nga ish pronari, Gazmend Beshi

Toka ime kalon nga toka jote.

I mbështetur nga vetë ish-pronari Gazmet Beshi, Kaçka nge një kërkesë-padi ndaj Agronit, ku pretendon se ky i fundit i ka zaptuar një pjesë të sipërfaqes prej të cilës ai ka blerë, duke pretenduar një sipërfaqe të dytë në brendësi të oborrit të shtëpisë së këtij të fundit.

Prej verifikimeve të kryera nga Priza.al rezulton se Agroni ka ruajtur kufijtë ndarës me tokën e Adriatik Kaçkës, për pasojë ligjërish është korrekt.

Agroni  Kërçeli gjendet në një situatë konflikti, pasi pranë zyrës së Kadastrës në Bilisht janë kryer falsifikime dokumentesh në ASHK, nëpërmjet përgjegjëses  Valbona Beshi e cila është njëkohësisht dhe bashkëshortja e Gazment Beshi ish-pronarit të tokës.

Valbona Beshi

Beshi së bashku me bashkëshorten e tij, e pajisin Kaçkën me një skicë të re të tokës, ndryshe nga ajo që ja kanë shitur duke pretenduar se kufijtë e tokës s’postohen deri në oborrin e banesës së Agron Kërçeli, ku për pasojë i rrezikon prishjen e gjysmën së banesës.

Linja e falsifikimeve vazhdon deri në dyert e ‘Multistudio 21’ sh.p.k me zyrë qendrore në qytetin e Korçës dhe tek mos pajisja me licencë nga ana e ekspertit. Rezulton se skicat janë kryer pranë studios ‘Multistudio 21’ sh.p.k. me ekspert Ylli Nako i cili është paditur në Prokurori nga pala e dëmtuar pasi ka kryer një plan vendosje  të manipuluar, ndonëse nuk ka qenë i pajisur me licencë.

Në favor të Adriatik Kaçkës, Gazment Beshi ka hartuar një plan rivelimi e cila pasqyron të kundërtën e asaj që ai ka shitur duke krijuar një konflikt të gjatë, prej 25 maj të vitit 2019 duke vazhduar ende dhe sot.

Sakaq ‘Multistudio’ pranë së cilës janë bërë skicat nuk është e licencuar në regjistrin elektronik  të ekspertëve nga Ministria e Drejtësisë.

Ashtu si studio dhe eksperti Ylli Nako që ka kryer matjet dhe ka nxjerrë skicat nuk është i regjistruar në këtë regjistër elektronik, çka është kusht për kryerjen e detyrës pranë Gjykatës Korçë në të cilën është hapur dhe çështja.

Priza.al ka arritur të zbulojë se ‘Multistudio’ sh.p.k ka bashkëpunuar me të gjithë ekspertët në qytetin e Korçë, duke bërë akt marrëveshje në kundërshtim me ligjin.

Një tjetër shkelje që i bëhet shtetasit Agron Kërçeli është se vetë Gjykata e Korçës ka thirrur ‘Multistudio’, sh.p.k si pjesë e ekspertizës duke parashtruar se ka akt marrëveshje me ekspertin Ylli Nako kur në të vërtetë kjo studio nuk është e licensuar .

Në një rrjetë të gjatë falsifikimesh, Agroni Kërçeli sot ndodhet në dyert Gjykatës prej më shumë prej dy vitesh sepse ish pronari, komshiu dhe drejtori i Kadastrës Klajdi Terova aso kohe kanë s’postuar pronën dhe rrugën duke i kaluar sipas pretendimeve në mes të banesës së familjes Kërçeli.

*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *