Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan lame ka pohuar mbrëmjen e djeshme se të bërit e sporteleve të kadastrës online përbën rrezikshmëri.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Lame ndër të tjera tha se hakërrimi dhe hyrja e personave të tjerë në llogari, nuk ka zgjidhje nëse i fsheh gjerat, por duhet të shtohen sistemet e sigurisë.
Pjesë nga biseda në studio:
Blendi Fevziu: Çfarë rreziqesh ka nga hakërrimi, hyrja e personave të tretë? Të hyj një njeri brenda në llogari dhe të bëj ndryshime direkt në server.
Artan Lame: Rreziqe ka sa të duash, është gjëja më normale që ka risk, pa diskutim. Ka rrezik edhe që qypin e florinjve ta fusësh në dhe të mos ia tregosh njeriu, prapë ka rrezik. Nuk ka zgjidhje duke i fshehur gjërat, unë nuk jam IT dhe drejtori këtu mund të ligjërojë me orë të tëra… do shtosh sistemet e sigurisë.