Agjencia Shtetërore e Kadastrës njoftoi prej 3 korrikut procesin i digjitalizimit, ndryshim i cili ka privuar qytetarët nga marrja e shërbimeve.
Është ndarë në rrjete sociale një dokument që mban firmën e Kiara Haskaj, drejtoreshë e Drejtorisë Tirana Veri.
Haskaj ka urdhëruar revokimin e lejeve vjetore të paguara për muajin gusht, për punonjësit që tashmë i kanë nisur pushimet, ndërsa për ata punonjës që nuk i kanë ezauruar ende lejet është vendosur pezullim i tyre.
Referuar një dokumenti të datës 16 Gusht 2023, shkak për revokimin dhe pezullimin e lejeve vjetore është bërë “fluksi i lartë i punës” në Drejtorinë e Kadastrës Tirana Veri.
Ky institucion është vënë muajin e fundit në qendër të akuzave, pasi qytetarët nuk mund të marrin dot certifikatat e pronësisë dhe dokumentet e tjera të pronave të tyre, sepse shërbimi është bllokuar.