Kadilli: Jo një analizë komuniste ku lideri nuk ndryshon, i gatshëm në rrëzimin e Ramës

Ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli u shpreh se PD do të ketë një ofertë politike duke parë orientimin e grupmoshave të caktuara. Kadilli tha se Basha duhet të ketë një strategji të qartë me një kalendar të qartë dhe theksoi se është i gatshëm që të jap çdolloj kontributi në mënyrë që të shkurtohen ditën e Edi Ramës në sundim.

Kadilli: Ne si parti duhet të mbasim si reagojnë qytetarët ndaj asaj që kemi bërë ne, nëse kemi bërë keq apo mirë. Këto janë aksionet tona politike. Sigurisht ka pasur edhe aksione të ndryshme jopolitike si vjedhja dhe manipulimi i votës. Oferta politike duhet parë në raport me orientimet dhe grupmoshat e caktuara se si pozicionohen ato. Në bazë të kësaj ne orientojmë aksionin tonë politik dhe kjo bëhet në një mënyrë profesionale, për të kuptuar pse kjo shoqëria reagon kështu dhe pse i nënshtrohet Edi Ramës. Analiza jonë duhet të jetë kjo, dhe jo një analizë komuniste që lideri nuk ndryshon dhe meqë qenka kështu hajde të godasim ata që nuk mendojnë ndryshe për të qëruar hesapet. Uroj që Basha të ketë një strategji të qartë me një kalendar të qartë, dhe uroj realisht që ta këtë një gjë të tillë, sepse jam i gatshëm të jap çdolloj kontributi në mënyrë që të shkurtohen ditën e Edi Ramës në sundim, që të mos rrijë deri në 2025, por të ikë më herët. Kjo arrihet me retorikë politike, por me aksione konkrete. Retorika ka vetëm fjalë të bukura, por pa një aksion konkret, këto mund të ngelin vetëm në retorikë frymëzuese.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *