Kafe dhe limon, ky kombinimi i pazakontë ju shëron këtë sëmundje

Shumica e njerëzve nuk e nisin ditën pa kafe, pasi pretendohet se ajo rrit kreativitetin dhe përqendrimin. Nga ana tjetër, edhe limoni është shumë i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë ndaj dhe përdoret masivisht prej shekujsh.

Por çfarë ndodh nëse bëjmë bashkë kafen dhe limonin? Disa janë të mendimit se ky kombinim është nga më të pazakonshmit, dhe disa besojnë se sjell përfitime shëndetësore. Priza.al ju sjell në vëmendjen tuaj disa nga argumentet se çfarë pohon shkenca:

Pretendimi i parë: Ndihmon në shkrirjen e dhjamit

Shkenca: As limoni dhe as kafeja nuk e shkrijnë dhjamin. E vetmja mënyrë për të djegur yndyrën e padëshiruar është të konsumuarit sa më pak kalori dhe duke djegur më shumë prej tyre.

Pretendimi i dytë: Lehtëson dhimbjen e kokës

Shkenca: Disa janë të mendimit se kafeina në kafe ka një efekt që shtrëngon enët e gjakut dhe zvogëlon rrjedhën e gjakut në kokë, gjë që lehtëson dhimbjet. Studimet kanë treguar se kafeina mund të përforcojë efektet e ilaçeve për dhimbjet e kokës dhe migrenës. Hipoteza të tjera pohojnë se kafeina mund të veprojë mirë duke u shoqëruar me çokollatë ose agrume.

Megjithatë pirja e kafesë me limon mund të lehtësojë ose përkeqësojë dhimbjen e kokës. Por kjo varet vetëm nga sasia e kafeinës, jo përzierja kafe-limon.

Pretendimi i tretë: Përmirëson lëkurën.

Shkenca: Mendohet se përmbajtja e antioksidantëve në kafe dhe limon mund të kenë përfitime në lëkurë, kështu që ka një copëz të vërtetë ky pretendim. Megjithatë sërish mund t’i keni përfitimet e kafesë dhe limonit duke i konsumuar veçmas.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *