Kafja në lokal po kthehet në luks/ Flet menaxheri: Ja me sa është rritur

Vala e rritjes së çmimeve, po vjen në një formë cunami në tregjet në vend.

Para tre muajsh, artikujt bazë të shportës, duke përjashtuar frutat si: 1 bukë 800 gramë, 1 litër vaj, 1 kg oriz, 1 kg sheqer, 100 gramë kafe, 1 kg patate, 1 kg domate, kushtonin gjithsej 940 lekë në tregjet e pakicës në Tiranë.

Po të njëjtët artikuj tashmë kushtojnë më shumë se 1170 lekë, ose 24 % më tepër. Fillimi i luftës dha efektet e para dhe  më së shpeshti u dëgjua togfjalëshi “ka mungesë të rezervave”. Menjëherë 3 ditë të fillimit të luftës në Ukrainë, në Shqipëri, u ndje rritja e “frikshme” e çmimit të naftës.

Po dukej se ishte krijuar një stabilitet në çmim, me vlerën 190 lekë, deri në momentin kur në fillim të muajit Mars, arriti majat, duke shënuar kështu vlerën 295 lekë.

Si të mos mjaftonte, rritja e çmimeve u ndje edhe çmimi i kafes. Gazetarja e Priza.al  Marina Kërçeli ka intervistuar menaxherin e një bar-restoranti në qendër të Tiranës, i cili ka pranuar se kemi të bëjmë me një rritje të çmimit kafes. Sipas tij sot të ulesh në një lokal tashmë kushton edhe më shtrenjtë.

Në shumë bare çmimi i kafesë është rritur me 10 lekë, duke variuar në 70 apo 90 lekë, ndërsa ende ka bare që e kanë ruajtur çmimin në 80 lekë.

Sipas menaxherit R.B, çmimi i kafes në biznesin e tij variojnë nga 80 deri në 100 lekë.

“Po, çmimi i kafes është rritur ndjeshëm në Tiranë. Nëse ne para një viti, operonim në biznesin tonë me çmimin 70 lekë, tashmë e kemi të pamundur. Taksat janë të larta, na duhet të nxjerrim fitimin”, shton ndër të tjera ai.

I pyetur në lidhje se si është qasur ky ndryshim tek qytetarët, ai tregon për ne se qytetarët kanë zero reagim.

“Nuk ka pasur kundërshtime, lokali vazhdon me po të njëjtat ritme, kafeja është një ndër argëtimet më të preferuara të shqiptarëve”.

Ndër të tjera ai ka ndarë edhe një detaj në lidhje se si operojnë bizneset, në lidhje me çmimin që ka sot një 1 kg kafe.

“1 kg kafe, në total janë të shprehura në 122 kafe. Çmimi i kg për kafe, varion në 18, 22, 26, 30 lekë të vjetra”, tregon ndër të tjera ai./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *