Edhe sot në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës po shënohen radhë të gjata automjetesh.
Pala jonë punon me 5 sportele në hyrje dhe tre në dalje, ndërsa pala greke edhe sot që prej orës 6:00 ka ulur numrin e sporteleve ku raportohet se po punohet me 2 sportele.
Radhët u konstatuan dhe ditën e djeshme deri në mesditë ku u njoftua se pas ndërhyrjes së autoriteteve shqiptare situata u ndryshua.