Kalabri/ Rama shpallet qytetar nderi i Vaccarizzo Albanese

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Kalabri të Italisë ditën e sotme (4 qershor). Kreu i qeverisë shqiptare, është shpallur qytetar nderi i Vaccarizzo Albanese, në qytezën ku sipas tij, kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe traditës.

“Kalabri – Faleminderit për nderimin, qytetar nderi i Vaccarizzo Albanese, aty ku kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe traditës” – shkruan Rama krahas videos të publikuar në rrjetin social ‘Facebook’.

“Fillimisht dua të falënderoj kryekomunarin për këtë gjest miqësie dhe që më dhanë këtë nder që unë dua të them se nuk e meritoj, por që më bëhet shumë qejfi. Në këtë territor është historia e një pjesë të lirisë së Shqipërisë dhe dua të falënderoj gjithë shqiptarët që ikën edhe nga regjimi monist dhe erdhën këtu. Jam krenar për të gjithë dhe i dërgoj një falënderim vëllazëror.  Nga ana tjetër them edhe në emër të kryetarëve të Bashkisë Vlorë, Durrës dhe Shkodër një falenderim të madh për të forcuar lidhjen vëllazërore dhe lidhur partneritet” – tha gjatë fjalë së tij kryeministri Rama.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *