Qyteti Pasadena në Kaliforni është përgatitur për Paradën e Trëndafilave, një traditë e përvitshme amerikane që filloi 134 vjet më parë. Zbukurimi i platformave lëvizëse për paradën që mbahet në ditën e parë të Vitit të Ri po bëhet nga vullnetarët.
Trëndafila dhe zbukurime të tjera hijeshojnë platformat lëvizëse që prezantojnë qytete, organizata, kompani dhe disa shtete. Çdo përfaqësim sjell diçka të veçantë, që lidhet me tematikën e paradës për fundin e vitit. Një platformë lëvizëse, e quajtur ‘Nuk ka si shtëpia’, përmban përsonazhe nga libri dhe filmi klasik “The Wizard of Oz” dhe nxjerr në pah situatën e të pastrehëve në qytetin e Los Anxhelesit dhe punën që Fondacioni i Kujdesit Shëndetësor për SIDA-n po bën për të ndihmuar.
Parada e së hënës në Kaliforni do të jetë një spektakël shumëngjyrësh në një kohë kur pjesa më e madhe e hemisferës veriore është e mbuluar nga bora./ VOA