Kalimi tek PSG brenda ditës/ Messi: Do bëj gjithçka për të lënë gjurmë në Paris

Nuk kanë pritur më gjatë. Lionel Messi u zyrtarizua brenda ditës si lojtari më i ri i Paris Saint-Germain.

Ai do të mbajë veshur fanellën me numër 30, numër të cilën e ka mbajtur dhe në fillimet e karrierës te Barcelona.

“Pleshti” ka nënshkruar për 2 sezone, me të drejtë rinovimi edhe për një të tretë. Argjentinasi, ka thënë fjalët e para si lojtar i PSG, e nuk e ka hezituar të shprehë të gjithë kënaqësinë për këtë hap të ri në karrierë.

“Jam tepër i gëzuar për këtë kapitull të ri të karrierës sime te PSG. Gjithçka te ky klub përputhet me ambiciet e mia në futboll. E di se sa e talentuar është skuadra dhe stafi i trajnerëve që do kem këtu. Jam i vendosur që të ndihmoj ekipin për të ndërtuar diçka të veçantë. Mezi pres të luaj në fushën e Parc des Princes”, ka thënë Messi.

https://twitter.com/PSG_English/status/1425189684985143298?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1425189684985143298%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Ftrasnferimi-i-shekullit-messi-thote-fjalet-e-para-si-lojtar-i-psg-jam-teper-i-gezuar-do-bej-gjithcka-per-te-lene-gjurme-ne-paris%2F

/Priza.al/

 

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *