Një ngjarje e rëndë është shënuar mesnatën e mbrëmshme, ku drejt televizionit “Top Channel” është qëlluar breshëri kallashnikovi. Si pasojë ka humbur jetën roja i objektit, punonjës i një kompanie të sigurisë private.
Të shtënat me breshëri janë ndjerë edhe nga banorët brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Konkretisht Qetsori dhe Kristi të cilët teksa bisedonin në oborr janë shqetësuar nga breshëria e armës.