Një sasi lënde plasëse është gjetur në derën e jashtme të një dyqani në Sarandë
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 08:20, në lagjen nr. 2, Sarandë, në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit I. Th., është konstatuar një kallëp me lëndë të dyshuar plasëse.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.