Flamur Noka është paraqitur ditën e sotme sërish në ambientet e SPAK. Ai është thirrur nga Organi i Posaçëm, në cilësinë e deklaruesit për kallëzimin që ka bërë për zgjedhjet vendore që u mbajtën më 14 maj.
Kjo ështe hera e dytë brenda pak ditësh që Noka është thirrur në SPAK për të njëjten çështje. Noka tha për mediat se ishte thirrur për kallëzimin që kishte bërë ndaj kryebashkiakes së Roskovecit Majlinda Bufit, për të cilën thotë se ka shantazhuar dhe kërcënuar qytetarët për votën.