Kallëzimi ndaj Arben Voja/ Bici: ‘Fati’ i kujtdo që shfrytëzon besimin e shtetit

Agjencia shtetërore e Kadastrës ka kallëzuar sot penalisht pranë SPAK Drejtorin e DVASHK Fier, Arben Voja si dhe specialisten pranë DVASHK Fier, Shpresa Gjikondaj me akuzën: Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash në një dëm të përgjithëm për shtetin shqiptar prej 9.575.060 Lekë.

Ndërkohë ka reaguar dhe Kreu i Kadastrës Dallëndyshe Bici, e cila shprehet se ata punonjës që shfrytëzojhnë besimin e shtetei kanë punë me prokurorinë.

Reagimi i Dallendyshe Bicit:

Kam firmosur sot kallëzimin penal me akuzën “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash” me pasojë dëmin e rreth 9.5 milionë lekëve në buxhetin e shtetit, për dy zyrtarë të DVASHK dega Fier, drejtorin dhe një specialiste.

Grupet e kontrollit vazhdojnë verifikimet në çdo drejtori, e zyrë të ASHK. Ata që u shërbejnë qytetarëve kanë punë me mua. Kush i shërben vetes në dëm të njerëzve, duke shfrytëzuar besimin e shtetit, ka punë me Prokurorinë.

Nga kontrolli i ushtruar, janë gjetur 36 raste ku nga zyrtarët e lartë tashmë të kallëzuar penalisht, nuk është llogaritur tatimi prej 15 përqindësh.

Sipas verifikimeve, për të njëjtën pasuri të paluajtshme, drejtori i DVASHK Fier, pas aplikimeve të njëpasnjëshme ka nxjerrë deri në katër përllogaritje të ndryshme, duke shkaktuar në këtë mënyrë një dëm të konsiderueshëm ekonomik.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *