Kaloi një vit të vështirë dhe një humbje të madhe, Fjoralba Ponari i dedikon këto fjalë partnerit të saj

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera, e cila u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, ajo nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë.

E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.

Fjoralba e mban shumë private lidhjen e saj dhe poston shumë rrallë foto me të dashurin e saj. Ditën e djeshme, moderatorja ka postuar në profilin e saj në Instagram, një foto të dorës së saj dhe të tij të kapura fort me njëra-tjetrën dhe ka shkruar se si ka qenë ky vit për të.

“2022 ishte një vit i vështirë, por ishte më e lehtë me ty pranë. Të dua!”,- shkruan Fjoralba.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *