Konfirmohet në detyrë prokurorja e Tiranës, Elfrida Bregova, mbas vendimit të marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Bëhet me dije se gjatë seancës Bregova është përballur me një seri pikëpyetjesh në lidhje me mundësitë financiare të saj dhe të bashkëshortit po ashtu prokuror, Saimir Bahiti, në blerjen e një apartamenti 104 m2 në Tiranë.
Sakaq, KPK ka vendosur në dukje edhe se nga hulumtimet e bërë, Bregova rezulton me fonde të pamjaftueshme dhe një bilanci negativ në total prej 2.9 milionë lekësh. Por rrjedhën e ngjarjeve e ka ndryshuar mosnjohja si burim i ligjshëm i një huaje 1.2 milionë lekë, si dhe shpenzimi i një dhurate 10 mijë euro dhe një transfertë e dyshimtë bërë në emër të bashkëshortit prej 21 mijë eurosh.
Prokurorja ka mohuar transfertën e dyshimtë, duke e cilësuar si pasaktësi mos deklarimin e shpenzimit të shumë 10 mijë euro. Kjo bërë që Bregova të vlerësohej pozitivisht për profesionalizmin dhe figurën duke kërkuar kështu edhe konfirmimin e saj në detyrë.