Gjyqtarja e Apelit Tiranë, Vladete Hoxha ka kaluar procesin e vettingut, duke siguruar kështu vazhdimësinë në sistemin e drejtësisë. Vendimi është marrë ditën e sotme nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.
Më shumë se 14 muaj pasi kaloi pozitivisht hetimin në shkallën e parë të vettingut, Hoxha tashmë ka marrë konfirmimin përfundimtar edhe në KPA. Ankimi në KPA kundrejt gjyqtares Hoxha u soll në Kolegj në gusht të vitit të kaluar, pasi ata e vlerësimin vlerësimin e KPK jo të drejtë pas hetimi jo të plotë dhe shterues administrativ.
Megjithatë Kolegji i Posaçëm i Apelimit pas një hetimi të plotë ka vendosur që gjyqtarja Hoxha ka kaluar me sukses në të treja shtyllat e vlerësimit në procesin e vettingut, në atë të pasurisë, formimit profesional dhe integriteti.