Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në detyrë Irena Gjokën, Kryetaren e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.
Vendimi është marrë paraditen e kësaj të marte.
KPK fillimisht kishte konfirmuar në detyrë gjyqtaren e posaçme, por vendimi ishte apeluar nga Komisioneri Publik, pas pretendimeve të ngritura nga ONM.
KPA në vendimin e sotëm hodhi poshtë pretendimet, duke e konfirmuar në detyrë Gjokën, e cila prej afro një viti mban edhe postin e nënkryetares së GJKKO.