Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skemën e kalimit nga Rinasi drejt Bashkimit Evropian për personat që e kishin të ndaluar.
Skema u zbulua pas kontrollit të telefonit të E.S., i cili për qëllime përfitimi të vlerave monetare kontaktonte me punonjësin e policisë me iniciale B.T., ku i dërgonte të dhënat e personave të cilët kishin blerë biletat në këtë agjensi.
Gjithashtu Prokuroria e Tiranës caktoi masa për 8 policët në Rinas, ku vendosën të lënë me “arrest në burg” policin me iniciale E.S, me arrest shtëpie 3 punonjës policie me inicialet S.X., A.D., dhe E.S.
Ndërsa 4 policët me iniciale Y.P., R.Sh., E.A., dhe A.H., u caktuan me detyrim paraqitjeje.
E.S., në bashkëpunim me policët u merrnin qytetarëve 50 deri në 500 mijë euro kundrejt kalimit në Bashkimin Evropian.