Camila Cabello po tregon fuqi mbi ‘problemet’ e formave të saj trupore.
Ylli i muzikës ndau në mediat sociale një mesazh frymëzues rreth pozitivitetit të trupit ndërsa tregonte barkun e zhveshur pas vrapit. “Unë thjesht po vrapoja në park duke menduar për biznesin tim duke u përpjekur të jem e aftë, duke u përpjekur ta ,baj veten të shëndetshme. Dhe kam veshur diçka që e tregon barkun tim”- shkruan ajo në postimin e saj.
“Nuk po e mbuloja, sepse po vrapoja si një person normal që nuk e mbulon gjatë gjithë kohës”, vazhdon ajo. “Në një moment mendova ‘Çfarë po bëj?’. Por pastaj i kujtova vetes që të jesh në luftë me trupin tënd është diçka që ka kaluar “.
Cabello ka thënë se ajo është “mirënjohëse” për të pasur një trup që i lejon të bëj atë që duhet të bëj. Ne jemi gra të vërteta me celulit, strija dhe dhjamë. Këngëtarja përfundon postimin – me titull “Unë dua trupin tim”
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja e ‘Señorita’ jep mesazhe të tilla. Në vitin 2019, ajo shkruajti një letër fuqizuese në mediat sociale ndërsa festonte dy vjetorin e këngës së saj hit “Havana”. Në shënimin e saj, Cabello kujtoi “vajzat e reja që rriten në një botë të ajrosur”, fotot e tyre në rrjet i kanë të edituara.
/Burimi Hollywoodlife/ përshtati në shqip Priza.al/