“Kam hequr 95% të injeksioneve në të pasme”/ Cardi B flet për ndërhyrjet kirurgjikale, reperja jep mesazhin e fortë për fansat e saj

Cardi B ka folur për fansat e saj mbi përvojën e fundit me kirurgjinë plastike.

Reperja e “Up”, huri Live në Instagramin e saj dhe paralajmëroi ndjekësit që të bëjnë kërkimet e tyre përpara se të kryejnë procedurat estetike. Ajo shpjegoi se donte të ishte e hapur me fansat e saj sepse “shumë njerëz menduan se sapo lindi djalin e saj bëri trupin”.

“Në gusht bëra një operacion dhe hoqa 95% të biopolimerëve të mi… nëse nuk e dini se çfarë është, janë injeksione në të pasme. Ishte një proces vërtet i çmendur,”– tregoi 30 vjeçarja.

Ajo shtoi më tej: “Gjithçka që do të them është se nëse je e re , nëse je 19, 20, 21 vjeç dhe ndonjëherë je shumë e dobët, dhe thua me vete ‘O Zot nuk kam mjaftueshëm dhjam për të futur në vithe” dhe zgjidhni të bëni injeksionet, MOS e bëni!”

“Kur bëhet fjalë për BBL-të, nëse të gjithë dëshironi këshilla nga unë, përpara se të bëni BBL-në tuaj, duhet të siguroheni që nivelet tuaja të gjakut janë në rregull”, shtoi ajo. “Nëse një mjek thotë se nivelet tuaja në gjak janë shumë të ulëta ose keni diabet ose çfarëdo tjetër, mos e bëni atë.”

Cardi B , e cila gjithashtu konfirmoi se ka bërë rinoplastikë (operacion të hundës), nuk është shmangur kurrë nga diskutimi i përvojave të saj të operacioneve plastike . Në vitin 2021, ajo tha se përmirësimet e bëjnë të ndihet e sigurt.

“Epo, unë jam nga Nju Jorku, apo jo? Unë isha vërtet e dobët kur isha më e vogël, dhe në Bronx, duhet të ishe me forma ose djemtë do të gjykonin: “Shiko çfarë të pasmesh të sheshta…Nuk ke cica”. Dhe kjo do të më bënte të ndihesha kaq e shëmtuar dhe e pazhvilluar”, tha reperja jgjatë një bisede me Mariah Carey për kopertinën e saj të ‘Interview’.

Kur punoi si kërcimtare në një klub striptizmi, ajo i përdori të ardhurat e saj për të vendosur implante gjoksi, gjë që ishte hapi i parë drejt heqjes së pasigurive të saj.

Kur isha 18 vjeçe dhe u bëra kërcimtare, kisha para të mjaftueshme për të bërë gjoksin, kështu që çdo pasiguri që ndjeja për gjoksin tim ishte zhdukur”, tha ajo në atë kohë. Por në moshën 20-vjeçare, rritja e të pasmeve të saj u bë prioriteti i saj i radhës. “Kur isha 20 vjeç, shkova në klubet e striptizit urban, dhe në klubet urbane, duhej të kishe një prapanicë të madhe. Kështu që u ndjeva e pasigurt për këtë. Më ktheu në kohën e gjimnazit. Kështu që vendosa të bëja dhe të pasmet.”

Përveç ndërhyrjeve të mëparshme, reperja iu nënshtrua një operacioni të dytë të gjoksit si dhe liposuksionit në vitin 2019 pas lindjes së vajzës Kulture, tashmë 4 vjeçe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *