Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv mbi firmosjen e dekretit nga Stambolli për lirimin e Bajram Begajt nga detyra e tij e shefit të shtabit të përgjithshëm, ku ka thënë se ka patur diskutime mbi këtë çështje.
Ai shprehet se gjatë këtij procesi ka komunikuar me Begajn dhe Peleshin.
“Këta ma kërkuan zyrtarisht lirimin e Begajt. Duhet të nxjerrësh një dekret dhe duhet një datë. Unë i plotësova një dëshirë një individi (z.Begaj) që kërkonte të lirohej nga detyra që mbante, madje dhe kemi komunikuar me zotin Begaj dhe Peleshi për zgjidhjen e kësaj situata. Nuk i jam përgjigjur Edi Ramës, por një luajaliteti mes institucioneve. Nuk u ndjeva në presion nga zgjedhjet e parakohshme. Kam një zyrë juridike në Presidencë, që është më superiore për kompetencat. Kemi pasur disa mendime, disa debate për këtë çështje. Dhe ka prevaluar se kjo është rruga më e mirë dhe më e drejtë. E kam uruar. I uroj suksese. Nuk jemi takuar dhe kemi folur në telefon. Kam folur para dhe pas zgjedhjes. E kam uruar.”, tha Meta.