Shqipja e “Për’puthen”, ka folur për herë të parë pas publikimit të fotos dhe bërjes publike të lidhjes së Teas me Beartin. Më herët, ajo postoi disa mesazhe të ndjekësve të saj, të cilët shpreheshin se kishin parë Tean dhe Beartin bashkë në Bogë.
Madje Shqipja publikoi dhe një foto, në të cilën shprehej se ishin ata të dy bashkë të kapur për dore. Kaq mjaftoi që të shpërthente rrjeti, dhe të ngriheshin aludimet e para.
Teksa ka qënë e ftuar në rubrikën “Trotuar”, Shqipja ka rrëfyer se është kërcënuar nga shoqëria dhe njerëz pranë Teas e Beartit, pasi ka bërë publike ato foto.
“Kam marrë lloj-lloj kërcënimesh, në rrjetet sociale dhe telefon pasi zbulova teatrin Tea-Beart. I njoh këta persona, por nuk intimidohem dhe s’më bën përshtypje fare. Këta njerëz nuk e dinë se kë kam unë mbrapa”, u shpreh Shqipja.