Për vite me radhë e kemi parë të jetë ‘kokë më kokë’ me qytetarët, në petkun e politikanit, e ndërsa tashmë që jemi në prag zgjedhjesh Basha na vjen edhe në versionin e shkrimtarit.
Në fakt ishte një surprizë e vërtetë, e ndërsa kjo ka qënë një dëshirë e fshehtë e tij prej fëmijërisë. Me kalimin e viteve, kjo dëshirë nuk është zbehur. Përkundrazi…Kryedemokrati ka marrë penën dhe ka hedhur në letër atë çfarë konkretizohet me të ashtëquajturin ‘misionin e tij’.
I zhveshur nga posti i kreut të PD-së, Lulzim Basha ka ardhur për publikun me librin i cili titullohet “Misioni Im”. Nga Qyteti Studenti, ku prezantoi librin e tij të parë me një grup studentësh, krah shkrimtares Flutura Açka, Basha tha se ky libër vjen si një letër e hapur.
Në Librin “Misioni Im”, Lulzim Basha rrëfen të gjitha ngjarjet më të rëndësishme që kanë shënjuar karrierën e tij deri më tani, dhe natyrisht edhe ofertën politike për shqiptarët në 25 prill.
“E kam menduar që 10 vjeç. Dëshira ime e parë ka qenë që të shkruaj. Dashuria ime për librin daton që në fëmijërinë time të hershme. Mu hap një botë e tërë që mi ngacmonte fantazinë dhe imagjinatën. Libri është gjithmonë superior, sepse tregon autencitetin e individit.
Është një ditë me emocion për mua. Ndodhëm këtu dhe përpara kam një libër që mban autorësinë time. Është e veçantë edhe dita e sotme, sepse është 22 marsi, dita e fitores së demokracisë. Por edhe vendi ku prezantohet ky libër, ka të bëjë shumë. Po e prezantoj përballë studentëve. Libri është një letër e hapur”, deklaroi lideri i PD. E pranishme në promovimin e librit të Lulzim Bashës ka qenë botuesja, njëkohësisht dhe kandidatja e Partisë Demokratike për deputete.