Gjatë puntatës së sotme në ‘Për’puthen’, Argjendi, djali që shkaktoi shumë zhurmë që në hyrje të programit, ka vendosur t’i japë fund rrugëtimit të tij në këtë emision. Ai u shpreh se ka vendosur të largohet nga programi dhe se ka nisur një njohje jashtë.
“Dua të them se kam shijuar çdo moment edhe të mira edhe të këqija, momente të bukura e ndoshta më pak të bukura. Shumë faleminderit të gjithëve, nuk kam dashur kurrë të shpik ndonjë gjë vërtetë. Thjesht dua t’ju falënderoj juve, Olsën, produksionin, për respektin që më keni dhënë dhe ju uroj çdo të mbarë”,- tha ai në ikje.
Argjendi u bë protagonist që në hyrje të emisionit me njërën nga vajzat e programit, Ritvanën, ku shpreheshin se kishin një pëlqim të fortë midis tyre dhe që disa herë janë takuar edhe jashtë emisionit, gjë që është e ndaluar nga rregullorja e programit.
Gjatë punatës, Argjendi u shpreh se, Ritvana ka qenë tek shtëpia e tij dhe se shpeshherë kane komunikuar në Snapchat, ku bisedat nuk mund të ruhen dhe ato mund të flisnin lirisht. Ritvana reagoi e revoltuar, duke thënë se, këto janë akuza pa fakte, që Argjendi po i bën sepse dëshiron të uli imazhin tim.
/Burimi: TCH/