Aktorja e njohur Rudina Dembacaj ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra nga ish-bashkëshorti i saj, Aleksandër Varfaj, i cili tha se ka një vit që nuk e ka puthur vajzën e tij, Viktorian.
Së fundmi, e pyetur në një emision, Rudina la të kuptohet se emri i saj po përdoret nga ish-bashkëshorti që ky i fundit të tërheqë vëmendjen e mediave.
“Zemra ime kur një person meriton të bëhet lajm nuk duhet të citohet emri i Rudina Dembacaj që lajmi të lexohet, nëse dikush është personazh publik dhe prodhon lajme le ti prodhojë”, u shpreh aktorja.
Rikujtojmë se, më herët Aleksandër Varfaj tha se nuk ka kontakt me vajzën dhe se ka një vit që nuk e ka takuar.
“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli,” shkruante ai krah një fotoje me të voglën.