Një 27-vjeçar shqiptar, banues në provincën e Romës, është arrestuar për trafik droge. Aksioni antidrogë ndodhi në orën 15.00, kur agjentët e Skuadrës Fluturuese, duke kaluar nëpër Viale Rossini, ndaluan automjetin tip “Smart FourFour” për një kontroll rutinë.
Agjentët vunë re në sediljen e pasme ishte një çantë e rëndë që përdoret për të bërë pazar.
Në atë moment, ata e kanë pyetur të riun shqiptar se çfarë kishte brenda çantës dhe ai me qetësi iu është përgjigjur duke thënë se ka marijuanë.
Pikërisht në atë moment sinqeriteti nisën telashet për të riun, të cilit iu vendosën menjëherë prangat dhe ndodhet pas hekurave në qelitë e burgut të Leçes.
Në fakt, në çantën e shqiptarit gjendeshin tre qese transparente me marihuanë që arrinin peshën totale, 3300 kg. Karabinierët sekuestruan drogën dhe makinën e përdorur për transport.