Kngëtari i njohur, Frederik Ndoci ka dhënë një lajm të bukur për të gjithë dashamirësit e muzikës së tij.
Ndoci për ‘S’e luan Topi’ tha se ka vendosur të lërë Amerikën dhe të kthehet në atdhe.
Ndoci thekson se do kthehet për të qenë më pranë me ata që duan muzikën dhe artin e tij.
“Jam emocional, sepse një artist duhet të jetë shumë emocionale. Kur ikin njerëzit, edhe ai që ka mllef, ka mall. Kur të thotë fëmija 11 vjeç më mirë të jem fëmija e Federik Ndocit në Shqipëri sesa fëmija i një amerikani në Amerikë. Vendimi ishte unanim. Vendimi është i vështirë, të ikësh si artist jashtë është akoma më e vështirë. Më ka munguar publiku shqiptar, kam qejf të ledhatohem, nuk ka si publiku shqiptar. Jam kthyer përfundimisht në Shqipëri. Imagjino mos të jetë ky popull ditën e fundit të jetës, atje je vetëm vijnë katër vet dhe një qen. Prandaj, më mirë këtu”, tha ai.