Gjatë një interviste të fundit me prestigjiozen ‘The Times’, aktorja e njohur hollivudjane, Angeline Jolie ka reaguar mbi tragjedinë e vdekjes së kineastes Halyna Hutchins nga Alec Baldwin në sheshxhirimin e filmit ‘Rust’.
Angelina Jolie ka zbuluar se është ‘gjithmonë e kujdesshme’ dhe ndjek procedurën e nevojshme të armëve në xhirime. 46-vjeçarja, peshoi incidentin tragjik mbi aktorin, pasi iu dha një armë e mbushur, me të cilën ai qëlloi dhe vrau kineasten Halyna Hutchins, si dhe plagosi regjisorin Joel Souza. Angelina, e cila ka punuar me armë në xhirime në shumë raste si aktore dhe regjisore, tha se disa procedura duhet të merren shumë seriozisht.
‘Nuk mund ta imagjinoj se çfarë po kalojnë këto familje. Në këtë moment pikëllimi dhe tragjedia e atij aksidenti është mjaft dërrmuese. Kam qenë gjithmonë shumë e kujdesshme, sepse më është dashur të punoj shumë me armë. Mënyra se si kam punuar apo kontrolluar kur drejtoj, ka disa procedura. Duhet ta marrësh shumë seriozisht’, tha aktorja.
Jolie ka pasur mjaft role në të cilat I është dashur të përdorë armë nga më të ndryshmet , duke përfshirë rolet e saj në Tomb Raider, Mr & Mrs Smith dhe Salt. A-lister më herët zbuloi qëndrimin e saj pro armëve në vitin 2008, kur pranoi se mbante një armë në shtëpi gjatë martesës së saj me Brad Pitt.
‘Unë dhe Brad nuk jemi kundër të pasurit një armë në shtëpi dhe e kemi një të tillë. Dhe po, do të isha në gjendje ta përdorja nëse do të duhej. Nëse dikush hyn në shtëpinë time dhe përpiqet të lëndojë fëmijët e mi, nuk e kam problem t’i qëlloj,’ tha Jolie në kohën e intervistës.
Disa ditë më pare, aktori Alec Baldwin qëlloi aksidentalisht kinematografen Halyna Hutchins, në sheshxhirimet e filmit ‘Rust’, duke e lënë atë të vdekur. Ngjarja tronditi industrinë e kinematografisë, duke pasuar në thirrje për kujdes dhe respektim të rregullores gjatë xhirimeve ku përdoren armë.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/