Kandidatja për deputete, Ori Nebijaj ka marrë vendimin final në lidhje me televizionin. Ajo ka vendosur që të shkëputet përfundimisht, për t’iu dedikuar tashmë karrierës në politikë.
Ori Nebijaj kandidon si deputete në listat e PD-së. Moderatorja e njohur renditet e 18-ta në listën e Tiranës, dhe këto kohë ajo është angazhuar me kohë të plotë me fushatën në terren. Nebijaj ka qenë e ftuar në emisionin “Binjakët”, ku dhe zbuloi se do të heqë dorë përfundimisht nga televizioni.
Ajo tha se është arritur marrëveshja me drejtuesit e televizionit “Top Channel” që të mbyllë këtë sezon. Në sezonin e ri, ajo nuk do të jetë më pjesë e emisionit të mëngjesit “Wake Up” në “Top Channel”.
“Do ta lë televizionin, sepse unë do bëhem deputete. Edhe nëse nuk do bëhem deputete, do të largohem, sepse unë do të jem në politikë”, u shpreh Ori e bindur për vendimin e saj.