“Kam tentuar të hidhem nga ballkoni”/ Arjola rrëfen dramën e jetës nga tradhtia tek divorci

Mbrëmja e së martë ka qenë e mbushur me emcoione të forta në Big Brother VIP. Aktorja Arjola Demiri ka bërë një rrëfim emocional mbi jetën e saj dhe vështirësitë që ka kaluar.

Aktorja tregoi se si vendosi që të divorcohej nga bashkëshorti pasi e kishte falur për 6 vjet me radhë tradhtinë, në një rrëfim që bëri të shpërthejnë në lot banorët dhe publiku.

Ndër të tjerash, aktorja tropojanë tregoi se kishte kaluar nëpër një depresion të rëndë, që kur martesa e saj shkoi poshtë me tradhtinë bashkëshortore që kishte kryer ish-burri i saj.

Demiri tha se e vetme me tre fëmijët ia kishte mësyrë Suedisë, me 18 orë rrugë e vetme, me shpresën për t’iu siguruar një të ardhme më të mirë.

Por as në shtetin nordik Arjolës nuk i kishte ecur mirë dhe kështu ajo tregoi se në vitin 2014 u kthye me vetëdëshirë në shtëpinë e saj në Tropojë.

Kur ishte kthyer, aktorja e njohur për rolin e saj si ‘Xhbanja’ e “O Sa Mirë”, zbuloi se depresioni kishte shkuar në atë nivel, sa ajo e kishte menduar edhe vetëvrasjen.

“Kam dashur të hidhem nga kati i tretë, dhe mami më ka ardhur nga mbrapa dhe më ka thënë: ‘A e dini se çfarë kam hequr unë për t’iu rritur juve’”, ka thënë mes lotësh aktorja gjatë rrëfimit të saj në BBV.

Demiri tha se iu është për jetë falënderuese prindërve, në veçanti nënës së saj, që edhe pas kthimit nga Suedia me gjithë mentalitetin e vështirë në Tropojë për gratë që vijnë nga martesa të dështuara, ata e kishin mirëpritur në shtëpinë e tyre.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *