“Kam thyer një brinjë”/ Këngëtarja e njour rrëfen aksidentin e rëndë që pësoi në Tiranë

Vjollca Haxhiu ka rrëfyer së fundmi një ngjarje të rëndë me të cilën është përballur disa javë më parë në Tiranë. Këngëtarja e njohur nga Kosova tregoi se pësoi një aksident teksa ndodhej në vijat e bardha së bashku me mikeshën e saj, Nera Fejzullahu, bashkëshortjen e Sabri Fejzullahut.

“Unë jam një shofere e mirë, faleminderit Zotit nuk kam pasur aksidente me makinë, por më ndodhi sa isha në këmbë. Isha në Tiranë tre ditë para xhirimeve, unë isha e koncentruar në projektin dhe isha duke ecur rrugëve në vija të bardha, makinat ishin ndalur ndërsa vjen një motorr dhe direkt e në mua.

Unë kam shpëtuar por ka mundur të jetë më e tmerrshme, mu ka thyer një brinjë dhe këmbën e kam pak të lënduar. Më duhet të qëndroj në regjim shtrati. Shoferit ia fala, për momentin e kam një brinjë të thyer por me kohë rikuperohet vetë. Jam e lumtur që ka kaluar ky moment. Projektin e finalizova përkundër aksidentit”, është shprehur këngëtarja.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *