Gjykata e Apelit të Athinës është alarmuar mëngjesin e sotëm pasi një person i panjohur ka hyrë me makinën e tij në parking, nga hyrja e rrugës Loukareos.
Mediat greke raportojnë se burri rreth 35 vjeç pretendonte se kishte futur në automjet lëndë plasëse dhe lëndë narkotike, por hetimet e para nga TEEM nuk i verifikuan fjalët e tij.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të sulmit.