Ka sjellë zhurmë këto ditë ish- partnerja e Stresit, Keisi ku ditën e djeshme në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Goca dhe Gra”, foli rreth lajmit që po qarkullon për punën e saj si kamariere në një klub të Kanadasë.
Ajo tregoi se ka që prej moshës 18 vjeç që punon në bare, kjo si mënyrë për të mbuluar shpenzimet e universitetit. “Fillova si host, vazhdova si kamariere, banakiere, i kam bërë të gjitha punë
“Nuk është hera e parë që flasin për jetën private dhe jam mësuar, por kur vjen tek pjesa e punës, e bëj me krenari dhe nuk më pëlqen që thanë se e kam mohuar. Ishte diçka absurde se unë postoj minimumi 3 herë në javë. Unë nuk kam promovuar që punoj në bankë dhe kam promovuar që punoj këtu sepse më duhet ta e them pa pikë turpi”, tha Kejsi.
Sakaq, ka shtuar se punon në një lounge si kamariere dhe në bankë në të njëjtën kohë.
“Në bankë punoj nga ora 12 deri në 8. Në darkë punoj në një lounge si kamariere nga ora 10 deri në orën 2. Bëjmë dhe punët për të rregulluar pas që shkon deri 3 e gjysmë. Të dielën i them se kur kam mundësi të punoj tek kjo puna e dytë”, shtoi ajo.