Kamariere në ‘Night Club’/ Jeta e re e Kejsit pas ndarjes nga Stresi

Kejsi, tashmë ish e dashura e reperit të famshëm shqiptar, Stresit është larguar nga Shqipëria dhe ka ikur në Kanada. Atje, ajo ka filluar punë në një club nate si kamariere. Në fotot e publikuara, Kejsi është në krye të detyrës, teksa punon si kameriere në një club të Torontos. Ajo shihet përkrah kolegeve të saj, duke mbajtur në duar edhe porositë e radhës. E natyrisht që edhe Kejsi, që në vendin tonë është e famshme, në punën e saj mban uniformë si gjithë të tjerët, duke mos u ndikuar nga fama e Shqipërisë.

Ndërkohë që në rrjetet e saj sociale, ajo publikon shpesh pamje nga club-i ku punon, por natyrisht duke mos prekur faktin që në këtë vend ajo shkon si staf, dhe jo si kliente. Një fakt të tillë e dinë edhe disa prej ndjekësve të saj, që nuk ia kanë kursyer ironinë në rrjetet sociale. Teksa publikon foto provokuese nga jeta e përditshme apo nga udhëtimet, komentet rreth punës nuk mungojnë.

“Pse bën si modele ‘Instagram’-i, kur punon si girls’ night club”, ka komentuar një ndjekës i saj. Nga ana tjetër, Kejsi ka zgjedhur mos t’u përgjigjet, por të largojë të gjitha komentet që lidhen me Stresin apo komentet negative. Kujtojmë se jeta e saj teksa ishte partnerja e Stresit, ishte shumë më ndryshe. Mes Kanadasë dhe Shqipërisë, ajo dhe Stresi shijonin një histori të bukur dashurie, duke e shndërruar në një personazh edhe në shtypin rozë.

Kejsi dhe Stresi prej vitesh kanë qenë në një histori të komplikuar. Dyshja që patën një histori të gjatë, të celebruar edhe në martesë, i ka dhënë fund rreth 1 vit më parë, pas disa ndarjesh dhe ribashkimesh. Me sa duket, kjo ndarje ka qenë përfundimtare, duke mos patur më dritë jeshile për raportin e tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *