Kamerat e ‘fshehta’ zbulojnë kafshët në Pukë, ja si duken ato

Kamerat e fshehta (kurth) të vendosura nga Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) kanë zbuluar disa lloje kafshësh në Malin e Munellës në Pukë.

Nga fotot e publikuara, shihen disa lloje kafshësh që jetojnë në këtë habitat, nga të cilat disa janë edhe të rrezikuara.

Në këtë mal gjithashtu është kapur edhe një nga rrëqebujt më të rrezikuar në të gjithë botën, ai i Ballkanit, i cili jeton në këtë habitat prej vitit 2011.

Gjithashtu janë parë edhe kafshë të tjera si lepujt, drerë, ujk, macja e egër, dhelpra, arinj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *