Zbulohet emrat e personave të akuzuar për vendosjen e kamerave të paligjshme në Durrës e Shijak si ndihmë për ushtrimin e aktivitetit kriminal. Të gjithë të akuzuarit janë persona të skeduar nga policia dhe të përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale.
Për vendosjen e kamerave të paligjshme në Shijak akuzohen:
-Xhulio Vora
-Astrit Balliu (Avdyli)
-Jasin Kala (Avduli)
-Altin Avdyli
-Sajmir Gjepali
Ndërsa për Durrësin akuzohen:
-Plarent Dervishi
-Dejvid Karaboja
Ky angazhim nga ana e forcave policore vjen pas zbulimit disa ditë më parë të kamerave të sigurisë të vendosura në disa zona të qytetit të Shkodrës, ku u çmontuan kamera spiune në lagje të instaluara nga ‘të fortët’. Policia ka shoqëruar 5 persona në Komisariatin e Policisë së Shkodrës në kuadër të operacionit “Fijet”.
Gjatë marrjes në pyetje, asnjëri prej tyre nuk ka ndihmuar hetuesit në zbardhjen e autorëve të vendosjes së kamerave nëpër shtylla dhe hapësira publike, e po ashtu nuk dihet se ku ndodhet serveri kryesor që mban të gjitha pamjet e kapura në disa nga rrugët më të rëndësishme të Shkodrës. Ditën e djeshme, kamerat u zbuluan edhe në Vlorë, Korçë e Pogradec.