Një shtetas shqiptar është arrestuar në Itali, pasi ka qëlluar me armë një person.
Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas sherrit të 33-vjeçarit me kamarierin, pasi ky i fundit i ka komplimentuar të dashurën. Mësohet se i riu shqiptar ka plagosur me armë në kofshë kamarierin por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shqiptari akuzohet për tentativë vrasjeje.