Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin elektoral në Kamëz me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxhën akuzoi qeverinë Rama se në gjithë këto vite ka plaçkitur qytetarët.
Gjatë fjalës së tij Berisha tha se Arjan Hoxha është kandidati që do t’i rikthejë pushtetin qytetarëve, ndërsa shtoi se fjalori i përdorur nga kryeministri Edi Rama në takimet e tij në fushatën lokale të 14 majit, është i pandenjë.
“Arjan Hoxha kandidati i dinjitetit tuaj, do të shkrijë të gjithë energjinë e tij, dhe do bëjë gjithçka së bashku me ju që ta ndryshojë gjendjen në Bashkinë e Kamëz dhe që taksat tuaja t’i shndërrojë në shërbimin tuaj. Më 14 maj Kamza ndahet nga sistemi më i keq që ka njohur njerëzimi. Të gjitha pushtetet sot janë në duart e një njeriu. Edi Rama kontrollon sot të gjitha pushtetet e këtij vendi dhe e vërteta është se kontrollon të gjitha financat, gjykata polici, shërbimin informativ, presidencë dhe çdo institucion tjetër. Ne votojmë jo vetëm për të vendosur Arjan Hoxhën qytetar të parë në Bashkinë e Kamëz, por edhe për të shpërbërë pushtetin monist të Ramës dhe për të vendosur përsëri sistemin demokratik. Këto vite kanë qenë vite të në varfërimi të frikshëm të qytetarëve të Kamës. Vetëm në një vit Rama ka vjedhur 122 mld lekë në buxhetin e shtetit. Janë rrogat e 8 viteve për shqiptarët. Edi Rama po gjobit Shqipërinë, 1.6 mld euro, 110 mln euro e dënoi gjykata e Uashingtonin për Agon Channel ,kjo sepse ai Tv kritikonte Ramën. Ai Tv shkoi të filmonte dasmën e Erion Veliajt që bëhej me paratë e ministrisë. Zinxhiri i gjyqeve nuk ka fund shkon në 1.6 mld euro. Pasi mblodhi paratë nga rritja e çmimeve nuk ia ndau qytetarëve, por ia dha klientelës së tij”, tha Berisha.
Gjithashtu ish-kryeministri hodhi akuza edhe për aferën e inceneratorëve, për të cilat tha se nuk kryejnë asnjë funksion.
Gjithashtu, Berisha si ka kursyer edhe kritikat për fjalorin e kryeministrit Rama të përdorur në takimet e tij të zhvilluara me qytetarët për fushatën e 14 majit.
“Edi Ramën e ka kapur tmerri dhe flet për një fjalor të padenjë. Nuk më vjen keq për ato që i thotë Rakip Sulit sepse atë e ka bashkë-hajdut, por problemi është se ai kërkon që ne të harrojmë që ai është hajduti më i madh në histori. Ai duhet të mësojë se në Zallarr veshgjatit i thonë magjar, por bashkë me Rakipin do të shkon në kokërr të burgut në qeli. Këtë ta garantoj. Nuk paguajmë ne vjedhjet tuaja mor zotëri, Edi Rama të ka humbur mendja, kalon nga një takim në një tjetër i shastisur”, tha më tej ai.