Tre fëmijë kanë mbetur të plagosur nga një aksident i ndodhur në Kamëz. Në aksident është përfshirë mjeti me drejtues Xh. Xh., me një automjet që drejtohej nga K. B.
Për pasojë, automjeti i këtij të fundit ka dalë nga rruga, duke lënduar tre fëmijë.
Të miturit u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.