Kamëz/ Vodhi nën kërcënimin e armës, një i arrestuar, në kërkim bashkëpunëtori

Një person është arrestuar për grabitjen e orës së dorës dhe varëses së një pronari të një biznesi automjetesh në Kamëz të Tiranës. Ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në pranga ka rënë Saimir Korashi ndërsa është shpallur në kërkim 32 vjeçari i identifikuar si Q.H, banues në Paskuqan. Të dy në bashkëpunim me njëri tjetrin, duke përdorur armë zjarri kanë kanosur pronarin e biznesit, shtetasin Xh.S të cilit i kanë marrë varësen prej floriri dhe orën që e kishte vendosur në dorë.

Gjatë kontrollit në banesat e autorëve të dyshuar, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 3 ora dore, 2 varëse dhe 2 byzylykë floriri, me vlerë të konsiderueshme, të dyshuara të vjedhura, një sasi municioni luftarak, një aparat celular dhe automjeti që dyshohet se kanë përdorur autorët për t’u larguar pas vjedhjes.

Grupi hetimor vijon hetimet për kapjen e 32 vjeçarit të shpallur në kërkim si dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta persona.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *